Ekonomia e dobët ka bërë që qytetarët Shkodranë ti harrojnë udhëtimet . Agjensitë turiske sqarojnë se ky sezon veror ka qenë mjaft i dobët në këtë aspekt, ku ndryshe nga viti i kaluar rezervimet kane rënë në masën mbi 30 perqind .

Edhe ata pak qytetarë që kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet disi më ndryshe , për shkak të mungesës ekonomike janë detyruar të qëndrojnë në pikat turistike që ofron Shqipëria.

 

Sipas operatorëve turistike vendet më të preferuara janë zonat malore, ku mes tyre spikat lumi I Shalës.

Ndërkohë sa i përket udhëtimeve jashtë vendit Greqia e cila sipas agjencive ka një kosto të ulët mbetet e preferuara e pushuesve .

Ndërkohë përsa I përket cmimit të paketave turistike që ofrojnë operatorët turistike vendas janë pothuajse të ngjashme me ato të vitit të kaluar.