Një shqiptar në Itali ka vendosur të “hakmerret” me makinat e personave që s’i kanë paguar paratë për punën e bërë. Në pamundësi për të marrë paratë, 39 vjeçari shqiptar ka djegur 9 makina në San Benedetto del Torno të Italisë.

 

Materiali i njëjtë që ka përdorur për të djegur makinat ka char në gjurmët e tij, ndërsa janë dashur muaj hetime që të zbulohet se djegia e makinave në kohë të ndryshme lidhej me një autor të vetëm.

 

Efektivët e policisë e kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme shqiptarin nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Në median lokale shkruhet se shumë nga zjarret e vëna nëpër makina, kanë rrezikuar seriozisht edhe jetë njerëzish.