Kafeja është dhe pija e preferuar për të gjithë, pa të cilën nuk e mendojmë shumë herë mëngjesin. Ndodh që me ditë të mos mjaftohemi me një filxhan kafeje dhe për këtë mund të pimë dirëkt dhe një tjetër.

Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë. Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike.

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën.

Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë. Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Gjithashtu konsumimi I kafesë ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike.

Konsumimi i dy ose tre filxhanave kafe në ditë ngadalëson progresin e këtyre sëmundjeve.