Ekipi i Kukësit do të ndeshet nesër me ekipin e Torpedos për turin e tretë të eliminatoreve të Europa League.

Kukësi kërkoi që kjo ndeshje të mos luhej për shkak se 3 lojtarë të ekipit nuk u lejuan të kalonin në territorin gjeorgjian.

Megjithatë sot është dhënë edhe konferenca për shtyp e ekipit me përfaqësues trajnerin Armando Cungu dhe kapitenin i skuadrës Ylli Shameti.

Atmosfera këtu nuk është aspak e mirë. Arsyeja kryesore është refuzimi i vizave për lojtarët tanë. Ju thashë, ne nuk vijmë këtu si politikanë.

Ne nuk na intereson dhe nuk e dimë çfarë i përket situatës politike. Nuk e di ku qëndron problemi me qeverinë tuaj. Ne jemi skuadër futbolli, vijmë për të luajtur dhe për të shtrënguar duart.

Njerëzit nga Maqedonia janë njerëz të botës së lirë, ne mund të marrim lojtarët nga të duam. Nëse qeveria juaj nuk e njeh Kosovën, ata mund të lëshojnë vizën për 2 ditë, dhe më pas ata do kthehen.

Ju thatë që Torpedo e ka organizuar ndeshjen shumë mirë, por policia nuk e ka lejuar autobusin të parkohet në aeroport. Policia nuk na ka lejuar të afrohemi me autobusin.

Nuk dua të flas më për këtë, pasi edhe udhëtimi për në hotel duhej të shoqërohej me polici. Gjithsesi, nëse flasim për vendin tuaj, mund të rrimë deri nesër, por unë kam një punë për të bërë.” – deklaroi Cungu.

Ndërkohë, kapiteni Ylli Shameti, deklaroi: “Skuadra jonë ka një shans të mirë për të shkuar në raundin tjetër.

Sa për atmosferën, jam dakord me trajnerin, që nuk është aspak e mirë.

Sidoqoftë, do përqendrohemi sa më shumë të jetë e mundur te fusha e lojës”