Alpet e Veriut dhe Riviera e Jonit s’janë të vetmet bukuri mahnitëse të Shqipërisë

Nga Nëntor Oseku

Zona e Alpeve të Veriut apo Riviera e Jonit nuk janë të vetmet bukuri mahnitëse të Shqipërisë. Janë dhe disa zona që duhen të eksplorohen nga ne, por dhe nga shumë turistë të huaj, që me kohë kanë shprehur interesimin për ta vizituar Shqipërinë.

 

Njëra nga këto është padyshim zona në Liqenet e Shkopetit dhe Ulzës, ku natyra dhe dora e njeriu janë bashkuar për t`i shpërfaqur ato bukuri përrallore.

Liqeni i Shkopetit dhe i Ulëzës me të drejtë janë shpallur Park Natyror, duke u ofruar pushuesve të shumtë mundësi pushimi e argëtimi në fundjavë. Në liqene, përveç lundrimit me barka, peshkimit, zgarës me prodhime mishi e peshku, pushuesit mund të argëtohen duke ecur, apo vrapuar nëpër brigjet mahnitëse të liqeneve.

Për disa çaste adhuruesit e natyrës mund të ndalojnë në qytezën Ulëzës, ku kanë rastin të vizitojnë kullat karakteristike të kësaj zone, kishën e vjetër, kurse me barka mund të lundrojnë mbi ujërat jeshilë të liqenit.

 

Me të drejtë Ulëza konsiderohet bukuri e rrallë e Shqipërisë, përreth së cilës renditen fshatrat turistike me hijeshi mahnitëse, duke kthyer këtë zonë një pikë atraktive turistike për turistët vendorë dhe të huaj.

 

Pesë vjet më parë, kur kjo zonë është shpallur Park Natyror Rajonal, dukshëm është shtuar numri I vizitorëve në Ulzë, dhe jo vetëm numri i turistëve vendorë, por dhe ata të juaj, përfshirë këtu turistët italianë, francezë gjermanë, çekë e polakë.

 

Këtë herë shëtitja në këtë zonë turistike mori një dimension të veçantë për mua, pasi na u bashkëngjit edhe kushëriri im, Përmet Oseku nga Suedia, i cili mbeti i fascinuar nga bukuritë e liqeneve dhe brigjet e tyre.

 

Vizitojeni SHQIPËRINË!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...