Nga Petrit Vasili

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar.

 

Kjo është shifra absolutisht më negative në Europë. Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë më të ulët se sa Shqipëria, pra Shqipëria është më keq se të gjithë. Këtë studim nuk e ka bërë opozita shqiptare, por Komisioni Europian.

 

Shëndeti i shqiptarëve është i rrezikuar pasi qindra komplikacione shëndetësore shkaktare të sëmundjeve të rënda lidhen drejtpërsëdrejti me stomatologjinë. Kuptohet që shkollëpakti nuk merr vesh nga këto gjëra.

 

Por rëndësi ka që kryeministri i ka fort në rregull dhëmbët e tij dhe ka boll para’ për t’i mirëmbajtur ato brenda dhe sidomos jashtë vendit.

Edhe në shpenzimet për Arsimin siç referon Forumi i Ballkanit, Shqipëria është absolutisht e fundit në Ballkan me 3.1%,kur Kosova e ka 4.6% dhe Mali i i Zi 4.5%.

 

Një pyetje për ta mbyllur: A do të arrijë ndonjë tregues për të qenë ky kryeministër, se për të gjithë treguesit jemi në fund të Ballkanit se më gjerë nuk po kërkojmë?
Sepse kështu si e ka zënë ky kryeministër do ta përfundojë qeverisjen siç thotë populli “ashtu hyri, ashtu doli, kastravec”