Turistët polakë dhe çekë me speca e domate me vete

Nga Rexhep Rada

Dyndja e madhe e paralajmëruar e turizmit në Shqipëri nuk ndodhi. Kosovarët u zhdukën në mënyrë masive dhe surprizuese nga bregdeti ynë. Talleshin shqiptarët injorantë me mënyrë të paturpshme me disa kosovarë të varfër që sillnin dhe furnizime nga andej, dhe harrojnë që në Itali, Spanjë,

Greqi dhe në të gjithë botën, shtresat jo të pasura e marrin bukën me vete në plazh se restorantët janë shumë shtrenjtë. Tani që nuk i kemi me kosovarët, po i qajmë. Me hak, vellezërit tanë janë drejtuar masivisht drejt Kroacisë ku po kalojnë “ma s’miri pushimet e detit”.

 

Nuk erdhën shumë kosovarë por erdhën ca europiano lindore, ku kryesojnë polakët dhe çekët. Pushuesit tregojnë që uleshin në birraritë më të lira ku negocionin dhe qindarkat për t’u dehur sa më lirë. Shumë prej tyre kishin marrë alkool me vete. Një variant i afërt me domatet e përfolura padrejtësisht për kosovarët.

Ngado që të vijnë turistët, këtu vijnë shtresat e varf

ëra se ne nuk kemi as kushtet e shërbimit, as bukuritë përrallore të Italisë, Spanjës, Greqisë apo ndonjë vendi tjetër. Kemi një turizem deri diku të lirë dhe ca veçori qe nuk mund t’i përmend këtu, por nuk është për të qenë krenar.

 

Por plazhet e jugut janë boshatisur dhe jo nga omleta që prej vitesh është e shtrenjtë për të varfërit. Ata janë boshatisur nga varfërimi i mëtejshëm i popullit. Ditët e pushimit janë zvogëluar dhe janë drejtuar nga zona e Durrësit, Kavajës e Lushnjës…Turizmi iku, ne jetojmë me vetëmburrjen…

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...