Nga Gurjan Doçi

Në Shqipëri nuk është e vështirë që të marrësh patentën edhe pa shkuar fare në kurs, mjafton që japësh një shumë të caktuar lekësh.

Ti shkon në një nga autoshkollat, që nuk është e vështirë për të gjetur një të tillë dhe bisedën e parë që bën, është nëse do e marrësh me lekë apo do bësh kursin.

Madje, ai që ka autoshkollën të jep edhe mundësi zgjedhje, nëse do teorinë me lekë apo praktikën, apo të dyja.

Dhe pasi ke rënë në ujdi me atë që ka autoshkollën, ti e ke patentën në xhep, duke u pajisur kështu me armë që e ke me vete ngado që shkon.

Shteti nuk ka asnjë kontroll mbi ta, duke bërë kështu që të ndodhin ngjarje tragjike siç ishte ai i sotmi në Kamzë, ku një grua mori para 4 persona.

Një 7-vjeçare sot u shua sepse po ecte me trotuar me nën dhe motrën e saj, e cila është në gjendje të rëndë.

Bashkë me të miturën, humbi jetën edhe një 29-vjeçar që po ecte me biçikletë.

Në Tiranë, e vetmja zgjidhja ka ngelur për të ecur në këmbë pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit, përndryshe të ndjek vdekja.