Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Mund të përfshijnë njerëz që i njihni ose jo, vende të njohura ose që nuk i kemi parë kurrë në jetë.

Ndonjëherë janë thjesht kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tuaja më të errëta, frikën dhe fantazitë intime.

 

Por a mund të ndodhë që dy njerëz të ëndërrojnë të njëjtën ëndërr? Sipas studimeve të ndryshme të psikologëve dhe psikoterapeutëve, ëndrrat e përbashkëta ndodhin tek personat të cilët janë fuqishëm të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët).

 

Mirëpo personat që tregojnë të njëjtën ëndërr shpesh nuk pajtohen rreth disa detajeve, gjë që është edhe një arsye për skepticizëm.

Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkarisht.