Kalaja e Rozafës dhe historia e saj është një atraksion jo vetëm për qytetarët shkodanë apo shqiptarë por edhe për turistët që vijnë të vizitojnë Shkodrën.

 

Natyrisht që vizitorët kanë qënë të shumtë çdo herë e aq më tëpër në stinën e verës ku turizmi njeh edhe rritje maksimale të vizitorëve. Ka pasur një rritje shumë të madhe të turistëve edhe këtë sezon që e kanë vizituar Kalanë rozafa nga ku në krahasim me vitin 2017.

Madje ka qënë vetë Majlinda Laçaj drejtorja e DRKK e cila ka publikuar nje postim e cila bën me dije se Kalaja e Rozafës me numër rekord vizitorësh ku për periudhën Janar-Korrik 2018 ka arritur një shifër prej 58.241 vizitorësh nga të cilët 24.347 janë vizitorë vendas, 17.789 janë vizitorë të huaj, 16.105 kanë përfituar nga hyrjet falas në kala në datat e përcaktuara sipas udhëzimit të Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë për këtë numër të madh vizitorësh kanë qënë edhe Minitrja e Kulturës e cila ka postuar një video që I dedikohet Kalas së Rozafës më mbishkrimin “Se Shkodra është dashni, befason Rozafa me me numrin e te dashuruarve me Kalane e saj”.

 

Por përveç Ministres se Kulturës dhe drejtores së DRKK ka qënë edhe ministri I jashtëm Ditmir Bushati ku edhe ai në faqen e tij zyrtare ka shpërndarë këtë postim të cilin e shqoëron me diçiturën “Kalaja e Rozafës është një nga sitet turistike më të vizituara. 35 614 vizitorë më shumë se një vit më parë dhe jemi në mes të sezonit turistik”