Ajo që duhej të ishte një ditë gëzimi, në të vërtetë ka rezulutuar në një ngjarje helmimi masiv në qytetin e Elbasanit.

Ka shkuar në plot 44 numri e personave që janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë helmuar gjatë fundjavës që lamë pas në një dasmë.

Mësohet që mes tyre ndodhet edhe dhëndëri që martohej.

Sipas nëndrejtorit të Qendrës Spitalore ‘’Xhaferr Kongoli’’, zotit Luan Rrapi, dy ditët e fundit në urgjencën e këtij spitali janë paraqitur 44 persona,

mes të cilëve edhe fëmije: 8 prej tyre po trajtohen në kushte shtëpie, kurse 36 prej të helmuarve po marrin ndihmën mjekësore të specializuar në spital.

‘’Ka disa të shtruar. Gatishëmria e spitalit është 100%. Deri tani ka 31 persona të shtuar, si edhe 2 fëmijë në peditari. 3 persona i kemi dërguar në Tiranë, kurse 8 raste të tjera kanë marrë mjekim ambulator. Që prej orës 1 të ditës së djeshme, nuk ka patur më fluks pacientësh’’, – ka deklaruar ai për një media lokale.

Sakaq çështja i ka kaluar forcave blu të qytetit. Ende nuk ka një shpjegim zyrtar për ngjarjen e rëndë,

ndërkohë që mësohet se janë marrë disa kampione nga ushqimi që personat e helmuar kanë konsumuar gjatë dasmës.

AKU në bashkëpunim me Drejtorinë e

Higjienës, kanë mbyllur lokalin dhe kanë dërguar në laborator mostrat për të përcaktuar shkakun e këtij helmimi.