FITUESIT PËR NË UNIVERSITETE SHPALLEN MË 30 GUSHT

Afati i plotësimit të formularit A2 ka përfunduar ditën e shtunë më datë 4 gusht, në orën 8 të mbrëmjes, ndërsa ministria e Arsimit nuk ka ende të dhëna sesa është numri i aplikantëve që kanë plotësuar formularin e preferencave.

 

Ndërkohë sipas ministrisë së Arsimit shpallja e fituesve të parë do të bëhet më datë 30 gusht, kur do të nisin edhe regjistrimet për fazën e parë. Sipas rregullores së maturës edhe këtë vit do të jenë 7 faza me nga 48 orë secila, ndërsa në përfundim të çdo 48 orëshi do të ketë 1 ditë afat për tu ç’regjistruar dhe për të riaplikuar në degë të tjera sipas pikëve të secilit.

 

Sipas portalit U-Albania, në vend numërohen 37 universitete, nga të cilat 12 publike dhe 25 private. Por, jo të gjitha universitet i kanë pranimet njësoj, disa zhvillojnë konkurse për pranimet e reja, siç është Akademia e Arteve apo Fakulteti i Sporteve.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, konkurset do të zhvillohen në datat 11 – 27 gusht.
Edhe Universiteti “Luigji Gurakuqi” i Shkodrës edhe përgjatë këtij viti akademik pritet të pres studentët, kryesosht nga veriu i Shqipërisë. Në total, në të gjitha fakultetet e këtij universiteti pritet të pranohen 2106 studentë të kohës së plot të studimeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...