Afërdita përfaqëson drejtimin tonë, eshte planeti qe bashkon dhe ndan njerëzit . Duke lene shenjen e Virgjereshes ku ishte në pozicion shumë të dobët do qëndroje në Peshore në shenjën më pozitive për të deri ne dt 8 Shtator.

Aferdita ne Peshore pershkruan nevojen per te gjetur ekuilibrat tane si shoqeri. Kete periudhe do sillemi me takt, me fisnikeri, me cilesi dhe do interesohemi per paraqitjen tone te jashtme. Me sjellje diplomatike do menjanojme kunderveprimet e ashpra. Bukuria do na josh dhe kjo do varet nga vlerat tona te brendshme pavaresisht porblemeve te jetes se perditeshme. Ne aspektet profesionale do hapet nje periudhe bashkëpunimesh.

Ne fillim te rrugetimit te saj Aferdita do bej ne dt 10 Gusht nje katerkendesh me Saturnin ne Bricjap. Te dy planetet jane te fuqishem ne shnenjat e tyre Kjo lidhje do sjell Melankoli, pasiguri sentimentale dhe ekonomike Pak para se te lere shenjen e Peshores ne dt 6 dhe 8 Shtator Aferdita do beje katerkendesh me Marsin ne Bricjap.

Mund te na rrembje era e pasionit. Do dashurohemi fuqishem ose do ta permbysim jeten sentimentale nga nje moment ne tjetrin.

 

Dashi do kete shanse bashkepunimesh te rendesishme ku ne momente kritike njerez te pushtetit apo pozicioni i tyre mund t’i prishi per efekt emri.

 

Demi do perparoj shume ne jeten e perditeshme Do bej ndryshime ne luk dhe do zbukuroj cdo gje përreth. Punet me artin do shkojne mire.

Binjaket do kene nje periudhe te nxehte errotike me shnase dhe njohje shume te mira ku tashme do gjejne veten dhe do ekuilibrohen.

 

Gaforrja do kerkoj ekuiliber ne marredheniet familjare duke bashkuar rreth vetes njerzit e afert e te dashur dhe duke bere festa e aredime.

Luani me ne fund do qetesohet dhe do kerkoj komunikim te kendshem duke pasur interes per te dhene dhe marre mesazhe diplomatke dhe me dashuri.

 

Virgjeresha me ne fund mund te marre nje konfirmim errotik apo ekonomik per te cilin ka luftuar dhe ka dhene shume nga vetja.

Peshorja do jete e mirepritur ne bashkepunime dhe ne jeten perdonale ku tashme do gjej menyren e duhur per ti bere te tjeret per vete me diplomaci.

 

Akrepi mund te zhytet bukur ne pasion shpirteror errotik ku do shijoj ne fshehtesi nje lidhje qe e do shume dhe do ta mbaj vetem per vete.

Shigjetari do kete nje jete sociale te vrullshme shume te zhvilluar me njohje te reja dalje argetime dhe fillim flertesh ne ambjent shoqeror.

Bricjapi do ngrihet me lehtesi ne syte e te tjereve do reklamohet dhe do behet i modes apo idhull per te tjeret ne disa raste.

Ujori do kete kontakte te mira me jashte dhe shume njohje te cilat do ti lehtesojne qellimet udhetimet si edhe doo saktesojne ndjenjat e tyre.

 

Peshqit do shijojne pasionin apo do mbushen shpirterisht pasi e kane te nevojshme duke pare qe rezervat e tyre shpirterore dhe erotike jane zbrazur disi.

Nga Meri Shehu