Fly Ernest “braktis” pasagjerët shqiptarë, 100 persona mbeten në Pisa

100 pasagjerë që kishin paguar të udhëtonin nga Pisa drejt Tiranës me linjën “Fly Ernest”, janë ndjerë të braktisur.

Fluturimi i tyre i planifikuar për 5 gushtin e orës 13:00 ende nuk është realizuar, ndërsa ata nuk kanë asnjë njoftim për shkaqet e kësaj vonese më shumë se 24 orëshe.

Lajmin e konfirmon për Fax News, njëri nga vetë udhëtarët i cili në linjë telefonike është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje të saktë për orarin e kthimit.

“Ne duhet të niseshim me datë 5 gusht në orën 13:00, nga Pisa në Tiranë, kemi 24 orë që presim pa pasur asnjë paralajmërim.

Jemi akoma në pritje pa pasur një përgjigje të saktë nga kompania e fluturimit. Në këto momente që flasim jemi në një hotel.

Nuk kemi asnjë lloj informacioni tjetër. Si nga Shqipëria si nga Italia linjat janë të bllokuara. Jemi më shumë se 100 pasagjerë”, ka thënë qytetari përmes telefonit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...