Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça. Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të traditës familjare duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste.

Prej vitesh shkaku kryesor i divorceve ka qenë emigracioni, ndërsa në vendin e dytë është bixhozi. Kërkueset në këto raste janë gratë të cila duan të mbrojnë fëmijët dhe pronen nga lënia në kumar prej burrave.

Kërkesat për divorce si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojrat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korespondon edhe me shtritjen e këtij fenomeni në çdo qytet dhe fshat të vendit.

Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë edhe varfëria, tradhëtia bashkëshortore, dhuna e alkooli.

 

Në vitin 2015, sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend uljeje i kërkesave për divorc, por në vitet pasaardhëse ritmi ka qenë vetëm në rritje. /Klan Plus