Mund të tingëllojë e çuditshme ajo që do të lexoni më poshtë, por fjalët e fundit që një njeri mund të thotë përpara vdekjes mund t’iu lënë me gojë hapur, të shkaktojnë të qeshura apo edhe të të ftojnë në reflektim.

10. Patrick Bryan Night u dënua në 1991 për vrasje të dyfishtë dhe u dënua me vdekje në 26 qershor te 2007-ës. Fjalët e tij të fundit ishin:

Ju premtova se do t’iu tregoja një barsaletë. Vdekja më ka çliruar. Kjo është barsaleta më e madhe. Tjetra është se unë nuk jam Patrick Bryan dhe ju tashmë nuk mund ta ndaloni këtë ekzekutim. Kaq kisha. Tashmë mund të vazhdoni”

9. Barbara Elain Wood Graham, ish prostitutë, e shpallur fajtore për vrasje, Barbara u dënua me vdekje në dhomën e gazit në 3 qershor të 1955-ës. Fjalët e saj të fundit ishin:

“Njerëzit e mirë janë gjithnjë të bindur se kanë të drejtë”.

8. Mario Benjamin Murphy. Vrasësi me pagesë nga Meksika u akuzua për vrasjen e një zyrtari amerikan. Ku ai u arrestua ishte vetëm 19 vjeç. U dënua me vdekjë me inxheksion në 17 shtator 1997. Fjalët e tij të fundit ishin:

Sot është një ditë e mirë për të vdekur. Ju kam falur të gjithëve. Shpresoj që dhe Zoti të bëj të njëjtën gjë”

7. James French u përpoq të vriste veten teksa po vuante një dënim me burg të përjetshëm. Për fat të keq nuk kishte guximin ta bënte ndaj zgjodhi rrugën që të detyronte shtetin ta dënonte me vdekje.

Ai vrau shokun e tij në qeli dhe u dënua me vdekje në karrige elektrike në 10 gusht të vitit 1966. Fjalët e tij të fundit ishin:

Si ju duket ky titull për gazetat tuaja? French Fries– Patate të Skuqura”.

6. Thomas Grasso u dënua me vdekje me inxheksion në 10 mars të 1995. Ai kishte mbytur një grua 87 vjeçare. Fjalët e tij të fundit ishin:

Nuk më kanë dhënë spaghetti. Dua që gazetat ta dinë këtë gjë”

5. Clarence Ray Allen u dënua me vdekje më inxheksion në vitin 2006 në moshën 77 vjeçare për vrasje të dyfishtë. Fjalët e tij të fundit ishin:

“Hoka Hey! Është një ditë e mirë për të vdekur”

4. George Harris u dënua në 13 shtator të 2000 pasi u shpall fajtor për vrasje. Fjalët e tij të fundit ishin:

“Dikush duhet të vrasi avokatin tim!”

3. Westeley Allan Dodd ishte një vrasës serial dhe përdhunues minorenësh. Ekzekutimi i tij u vendos të ishte me varje në 5 janar të vitit 1993. Fjalët e tij të fundit ishin:

“Njëherë dikush, nuk më kujtohet kush ekzaktësisht, më pyeti nëse ekzistonte një mënyrë për të ndaluar kriminelët seksualë. Unë iu përgjigja që jo, por mesa duket e kam pasur gabim”

2. Robert Jowery u shpall fajtor për vrasje me mbytje në vitin 1991 në Arizona. U dënua me vdekje me injeksion por ekzekutimi i tij ndodhi vetëm në 2012-ën. Fjalët e tij të fundit ishin:

“E dua familjen time. Patate. Patate. Patate”

1.Robert Drew u dënua pasi kishte goditur me thikë duke e lënë të vdekur një burrë në Texas në vitin 1983. Dënimi i tij u dha vdekje me injeksion dhe u ekzekutua një vit më pas. Fjalët e tij të fundit ishin:

“Mbani mend, edhe dënimi me vdekje është vrasje!”