jë helikopter i një kompanie private është rrëzuar këtë të dielë në Korçë. Mësohet se helikopteri ishte nisur për të marrë nusen, por një manovrim i gabuar i pilotit ka bërë që ai të bjerë në unazën e qytetit.

 

Nga raportimet paraprake dyshohet se helikopteri po fluturonte ulët, e për pasojë është përplasur me një pemë.

 

Në momentin e rënies në helikopter ka qenë vetëm piloti i cili nuk ka pasur lëndime. Fatmirësisht të lënduar nuk ka pasur as në vendin ku ka rënë helikopteri.