Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle me Radar e Dragër në rrugën interurbane

Tiranë-Durrës, ku për shkelje të ndryshme ka pezulluar 13 leje drejtimi automjetesh.

Shpejtësia e lartë e regjistruar

Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle me Radar e Dragër në rrugën interurbane Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në rrjetin social Facebook, policia njofton se gjatë orëve të natës ka ndaluar drejtues të cilët qarkullonin me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.

Për këto shkelje gjatë katër orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 13 leje drejtimi automjetesh.

Postimi i plotë:

“Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me Radar e Drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtesi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion ?????.

Ne kete rast shpetimtari i jetes ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi ne banese por pa patente, por me te tilla kombinime ne rastin me te keq shkon patenta ne banese por pa drejtuesin e mjetit.

Prej ores 22.00 te mbremjes se dates 04.08.2018 deri ne oren 02.00 te mengjezit te dates

05.08.2018 jane pezulluar 13 Leje Drejtimi per shpejtesi qe varionin nga 138 km/h e deri ne 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtesi+alkool.