Doni dhëmbë të pastër, të bukur e të shëndetshëm? Ja cila është zgjidhja që ju ka munguar gjithë jetën

Vizita te dentisti nuk ka pse të jetë një makth. Për t’u kujdesur për shëndetin e gojës, klinika e duhur është “KissDent”, me 26 vite eksperiencë në tregun shqiptar, duke ofruar të gjitha shërbimet dentare me standarde të larta.

Laboratori dentar, në brendësi të tij, është i pajisur me aparatura moderne për kryerjen e të gjitha punimeve: kurora porcelani, zirkoni, faseta dhe onlay/inlay me anë të sistemit Cad/ Cam, teknologjia më e fundit gjermane në botën e odontoiatrisë. Me anë të aparaturave moderne dhe stafit profesional, në klinikën

“KissDent” mundësohet përfundimi i punimeve protetike në një kohë të shkurtër, por me një estetikë dhe saktësi të lartë. Kryefjala në klinikën “KissDent” është cilësia, e cila arrihet duke përdorur materiale të certifikuara nga shtete, si: Gjermania, Zvicra, Austria dhe SHBA. Çdo pacient ka mundësinë të shohë në kohë reale situatën apo mirëqenien e dhëmbëve me anë të kamerave intraorale, të cilat përdoren para dhe pas ndërhyrjes, pikërisht për t’i shërbyer sa më mirë dhe për të qenë sa më transparentë me pacientët
Aparatet e tejdukshme për drejtimin e dhëmbëve:

Doni t’i drejtoni dhëmbët, por nuk ju pëlqen ideja që të vendosni tela të parehatshëm dhe jo estetikë në gojë? NUVOLA është zgjidhja ideale! Ju mund të drejtoni dhëmbët pa tela metalikë dhe pa rënë në sy që keni ndërhyrë. Aparati që përdoret për këtë rast, është shumë estetik dhe pothuajse i padukshëm.

Ai është gjithashtu i lëvizshëm, gjë që ju krijon mundësinë ta hiqni dhe pastroni lehtësisht, duke ruajtur higjienën orale. Dhëmbët do të drejtohen gradualisht brenda pak muajve, duke ju dhuruar buzëqeshjen e dëshiruar. Përparësia e aparatit NUVOLA është që mund të përdoret pa problem pas moshës 14-vjeçare.

Kjo do të thotë që çdokush mund ta përdorë, pa iu shkaktuar efekte anësore apo problematika të tjera. Është aty, por thjesht nuk duket! Në klinikën “KissDent” ofrohet gjithashtu dhe ortodoncia tradicionale me braketa metalike apo estetike, për raste të veçanta, sidomos te fëmijët. Mjafton të bëni një konsultë në “KissDent” dhe do të merrni sugjerimet e duhura për trajtimet më të përshtatshme për ju.

Rëndësia e implanteve: Implanti është zgjidhja më e mirë protetike për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë, sepse luan rolin e rrënjës së dhëmbit. Në këtë mënyrë ruajmë dhëmbët ngjitur dhe parandalojmë humbjen kockore që ndodh aty ku mungon dhëmbi. Implantet janë tejet estetike, nuk krijojnë shqetësime dhe vështirësi në të folur dhe mbi të gjitha, kanë jetëgjatësi. Që të gjitha këto faza dhe procese të jenë frytdhënëse, duhet të tregojmë shumë kujdes, jo vetëm në zgjedhjen e implantit,

por mbi të gjitha në zgjedhjen e dentistit. Te “KissDent”, implantet vendosen shpejt dhe pa dhimbje, duke mos i lënë vend frikës dhe makthit që të gjithë njerëzit kanë nga dentisti. Në klinikën “KissDent” përdoren implante të firmës prestigjioze franceze ETK, që tani për tani është më e mira në treg.

Jo vetëm stomatologji, por edhe estetikë fytyre: Ditët e sotme imazhi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Është bukur të ndihesh mirë me veten dhe trupin, pavarësisht nga mosha. “KissDent”, përveç buzëqeshjes, rikthen edhe rininë në fytyrën tuaj. Trajtimet estetike, ndonëse joinvazive,

duhet të bëhen nga një staf i përkushtuar dhe profesional, që njeh mirë anatominë e fytyrës dhe teknikën e injektimeve. Të gjitha këto përkujdesje dhe shërbime, më mirë se kudo i bëjnë në “KissDent”

 

Trajtimi me radiofrekuencë: Përdorimi i radiofrekuencës garanton qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të elasticitetit të lëkurës. Radiofrekuenca shfrytëzon lëshimin e energjisë për të prodhuar nxehtësi vale në nivelin e dermës, duke nxitur efekte të dukshme që në fund të seancës së parë. Menjëherë do të vëreni se lëkura bëhet më kompakte, duke fituar një efekt biolifting i cili përmirësohet gradualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Trajtimi me filler (acid hialuronik) dhe botoks: Acidi hialuronik është një substance natyrale që ndodhet në trupin e njeriut dhe aplikimi i tij në vendet e nevojshme mundëson hidratimin, tendosjen dhe konturimin e lëkurës. Filler-i përdoret për: korrigjimin e vëllimit të humbur, mbushjen e vijave apo rrudhave të holla, konturimin dhe rritjen e vëllimit të buzëve, konturimin e mollëzave, drejtimin e hundës, hollimin e saj dhe për një lifting të gjithë fytyrës. Në “KissDent” përdorin linjën zvicerane të filler-ëve, TEOXANE,

e cila është ndër tre linjat më të mira në botë. Formula e saj inovative jep rezultate natyrale duke ruajtur lëvizshmërinë e muskujve dhe lëkurës së fytyrës. Botoksi, nga ana tjetër, është substancë e përpunuar dhe e purifikuar, që përdoret gjerësisht, veçanërisht në trajtimin e rrudhave. Është një substancë që qetëson muskujt, duke zhdukur rrudhat e ballit dhe rreth syve, ndikon në ngritjen e vetullës madje edhe trajtimin e migrenës Në klinikën “KissDent” konsulta është falas, mjafton dëshira për të ardhur dhe stafi ynë do t’ju mirëpresë me buzëqeshje dhe profesionalizëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...