Ndërsa Kukësi dhe Shkëndija po kryejnë rregullisht përgatitjet për përballjet respektive në Champions dhe Europa League ky kompeticion mund të rezervojë surpriza. Të dyja skuadrat shqiptare duhet të mbajnë sytë dhe nga shorti për raundin e ardhshëm sido që të dalë rezultati.

 

Verilindorët i presin kundërshtarë të mundshëm të vështirë si APOEL, Rosenborg, Legia Varshava etj. Nuk përjashtohet dhe një përballje me Shkëndijen në fazën e “play-off”-it. Ndërsa situata është ndryshe për skuadrën tetovare.

Nëse kuqezinjtë thyejnë Salzburgun në raundin e tretë të Champions League e presin rivalë të rrezikshëm si BATE Borisov, Qarabg, Malmo, Young Boys etj, por situata lehëtësohet nëse eliminohen dhe kalojnë në Europa League.

 

Ndërkohë nga sa bëhet e ditur së fundmi skuadra e verlindorëve të Kukësit kanë vendosur që të ndërrojnë shtëpi sa I përket ndeshjeve që do të zhvillojnë në Shqipëri duke nisur nga ndeshja e Europa League me Torpedo Kutaisin e Gjeorgjisë. Ndeshjet europiane Kukësi i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” ku nuk mundi të fitonte as me Valetën dhe as me Qarabak.

 

Kështu te Kukësi kanë zgjedhur që tashmë ndeshjet e ardhshme ti luajnë në stadiumin “Elbasan Arena” duke qenë se Elbasani është më afër me Tiranën. Kukësi stërvitet në kryeqytet dhe kështu do të udhëtojë më pak për ndeshjet si pritës.