Labinot Sherifi ka bërë mbi 3000 kilometra rrugë me biçikletë nga Londra për të ardhur në Prishtinë.

33 vjeçarit i është dashur 33 ditë të tëra për ta bërë këtë rrugë të gjatë maratonike duke përshkuar shtetet kryesore të Evropës

që nga Anglia duke kaluar nëpër Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani, Zvicër, Itali, Shqipëri dhe më në fund i vetëm me biçikletën e tij ka mbërritur sot pasdite në Prishtinë.

Ai ndalesën e parë në Kosovë e ka bërë në Prekaz tek kompleksi i familjes së heroit Adem Jashari për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.

Labinoti thotë se këtë udhëtim e ka bërë për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe ndjehet tepër i emocionuar që e ka kaluar me sukses këtë sfidë.

 

Në sheshin “New Born” të kryeqytetit kishin dalë për ta pritur dhjetëra miq dhe familjarë të cilët me brohoritje e përqafime i uruan mirëseardhje.

Aty ndodheshin edhe prindërit e tij të cilët e përqafonin birin e tyre dhe nuk mund t’i ndalnin lotët nga gëzimi që biri i tyre ka ardhur shëndosh e mirë në

Kosovë me biçikletë nga Anglia e largët.Labinot Sherifi nga Prapashtica e Prishtinës i cili ka emigruar në Angli bashkë me vëllain e tij në vitet e 90-ta thotë se ky udhëtim ka qenë një ëndërr e kamotshme dhe ndjehet tepër i gëzuar që e ka realizuar atë pikërisht në 10 vjetorin e shtetësisë së

Kosovës dhe ndjehet i emocionuar sikur në ditën kur Kosova ka shpallur pavarësinë.Labinoti thotë se nuk ka pasur probleme gjatë rrugës dhe biçikleta e tij ka funksionuar duke mos pasur asnjë problem të vetëm./Indeks