Shkodrani gjeni që po mahnit Italinë/ historia adoleshentit për të cilin po shkruajnë gazetat

Ende nuk i ka bërë 18 vjeç, por ai ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime.Nxënësit shqiptarë që shkëlqejnë në shkollat e huaja jashtë vendit janë krenari jo vetëm për familjen e tyre, por edhe Shqipërinë.

Robert Kici është nxënësi nga Shkodra që po mahnit italianët, aq sa këto të fundit e kanë cilësuar si supergjeni. Djali shkodran studion në Institutin Teknik për Turizmin ‘Marco Polo’. Për të ka shkruar edhe gazeta më prestigjioze në Firence ‘La Nazione-Firence’. Në artikullin për djalin shkodran media italiane shkruan se ai është vlerësuar me nota maksimale në të gjitha lëndët.

‘Nuk jam një tip shumë atletik,-pranon Roberti për gazetën italiane, teksa shton-në një farë mënyre e prisja, por të shikosh të gjitha këto nota të mira e zeza mbi të bardhë ma ka mbushur zemrën me gëzim’.

Ai thotë se ende po e mendon se për çfarë do të studiojë në universitet percjell 360 grade.al. Shkodrani thotë se studion 4-5 orë në ditë.

 

Superstudenti, siç e quan gazeta italiane, ka mbaruar vitin e katërt të Institutit për Turizëm ‘Marco Polo’. Roberti çdo vit fiton bursën e studimit që shkolla i akordon vetëm tre nxënësve më të mirë të Insitutit për Turizëm dhe Liceut të Gjuhëve të huaja.

Ne websiten 360grade shkruhet se supergjeniu shkodran ka shkëlqyer edhe jashtë Italisë. Ai në muajin prill ka qenë në

Maltë ku mori pjesë në një projekt europian Erasmus dhe fitoi pjesëmarrjen.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...