E iniciuar nga Aleanca e Dhurimit të Gjakut, e gjithë administrata e Bashkisë Shkodër ka dhuruar gjak. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai e quajti dhurimin e gjakut një nevojë përgjatë muajve të verës, korrik dhe gusht. Ndërsa u shpreh se do të vijohet edhe më tej me nisma të tilla humae dhe.

 

Meta tha se qëllimi është që deri në viotin 2020 të plotësohen të gjitha nevojat për gjak përmes dhurimit vullnetar, ashtu siç Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar si afat final.

 

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, siguroi Presidentin Meta se Shkodra është qytet që dhuran. Sipas saj, kjo periudhë është mjaft problematike, dhe si e tillë kërkohet një sensibilizim më i madh.

Pjesë e dhurimit të gjakut u bë edhe vetë Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Kjo e fundit, sjell shembullin e mirë që të gjithë qytetarët shkodranë duhet të ndjekin. Të dhurosh gjak është humane.

/STAR PLUS/