Hipertensioni dhe kolesteroli i lartë janë sëmundjet nga të cilat vuajnë pjesa më e madhe e njerëzve. Këto sëmundje shkaktohen kryesisht për shkak të regjimit të keq ushqimor, por që ndikojnë direkt për keq te zemra, duke rrezikuar edhe jetën. Nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e pllakave arteriale, të cilat shkaktojnë forcim arterial të njohur si arteroskleroza.
Nëse rrjedhja e gjakut në zemër ngadalësohet për shkak të arterieve të bllokuara, rezultati është dëmtimi i muskulit të zemrës, duke
shkaktuar në mënyrë të pashmangshme një sulm në zemër. Në vijim, ne do t’ju njohim me dy receta krejtësisht natyrale për uljen e kolesterolit dhe që rregullojnë pasqyrën klinike të gjakut, janë të rekomanduara sidomos për ata që kanë paralelisht edhe hipertension…
RECETA NR 1/ PËRBËRËSIT
1 kg limon
sodë buke
5 ose 6 tufa majdanoz
12 gota ujë
PËRGATITJA
Së pari, ju duhet të lani limonët me ujë të ftohtë. Më pas shtoni limonët dhe pak sodë buke në një tenxhere të mbushur me ujë të nxehtë dhe e lini për 1 orë.
Pastaj, shtoni majdanoz të prerë hollë në një tenxhere dhe ziejini për 2-3 orë në zjarr të ulët. Më pas, ruajeni shurupin në një enë qelqi dhe vendoseni në frigoriferin tuaj.
Ju duhet të konsumoni 4 lugë gjelle nga ky shurup i mahnitshëm, çdo mëngjes në stomak bosh, për 20 ditë. Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet!
RECETA NR 2
Kjo recetë ka vetëm një përbërës, por me efekt të jashtëzakonshëm në uljen e kolesterolit, pa asnjë efekt anësor. Gjithçka ju duhet është një 400 gram kungull dhe një enë me ujë. Qërojeni kungullin dhe priteni në copa.
Vendoseni në shtrydhëse me pak ujë dhe përzierjeni deri sa të përfitoni një masë homogjene. Pini përzierjen 20 minuta para vaktit të mëngjesit për një muaj rresht, dhe do të habiteni nga rezultatet.
Bëni analizat e gjakut para se të filloni trajtimin dhe ribëjini pasi të keni përfunduar. Krahasoni rezultatet dhe do të shihni se sa e efektshme është receta. Kungulli do të zhbllokojë arteriet dhe do të reduktojë kolesterolin përmes urinës.