R.U. 45 vjeç është arratisur nga burgu Lorusso e Cotugno në Torino ku vuante dënimin për trafik droga në regjimin gjysëm i lirë (12 orë në burg e 12 orë i lirë).

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, 31 korrik, ku 45 vjeçari shqiptar nuk është paraqitur më në burg.

Sipas rrëfimeve të famjarëve R.U. pas punës në fabrikë ka shkruar në banesën e kunatit të tij, një emigrant me origjinë egjiptiane që jeton në komunën e Mirafiores.

Mes tyre ka nisur një sherr i dhunshëm. 45 vjeçari shqiptar ka goditur 2 herë me thikë kunatin e tij dhe është larguar në drejtim të paditur.

Shtetasi egjiptian po kurohet në spitalin e qytetit, ndërsa i burgosuri R.U.është shpallur në kërkim nga policia italiane.