PËRUROHET BURGU I REÇIT

14.3 milionë euro është vlera e investimit që është bërë në burgun e Reçit. Një investim i kryer nga fondet e Bashkimit Europian dhe të qeverisë shqiptare.

Të pranishme në përurimin e këtij investimi ishin ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe ambasadorja në largim e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.

 

Në fjalën e saj, Gjonaj u shpreh se invstimi pritet të jetë një model për plotësimin e standardeve të burgjeve. Ndërsa do të shërbej për t’u dhënë fund njëherë e mirë mbipopullimit të burgjeve të tjera.

Ndër të tjera, Gjonaj tha se është trashëguar një sist

em skandaloz i burgjeve. 200 persona me rekorde kriminale janë larguar nga sistemi.

Ambasadorja Romana Vlahutin tha se Shqipëria ka bërë progresë në forcimin e shtetit të së drejtës, përmes reformës në drejtësi. Ecuria do të varet në arritjen e rezultateve në reformat e shtetit të së drejtës.

Investimet tona të përbashkët përbejnë një rreth të plotë të përbashkët që Bashkimi Evropian jep për shtetin e së drejtës në Shqipëri.

 

Ndërsa për të dënuarit u shpreh se duhet të punohet me ta. Të kthehen në shoqëri si individ të përgjegjshëm.

Burgu i Reçit ka një kapacitet prej 780 personave.

 

Punonjësit e këtij burgu janë përzgjedhur përmes një procesi të detajuar. Ambjentet e tij përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh për të dënuarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...