Rëra e Velipojës dhe jodi shërues i tiroideve dhe reumatizmave…

Në mbi 14 kilometër plazh në Velipojë, ajo që të tërheq vëmendjen është, përceç detit shumë të pastër, ajrit me oksigjen kurativ, ose ozonit O3 dhe natyrës mbresëlënëse, njerzve mikpritës dhe zarzavateve e frutave që vijnë nga bahçet e velipojakëve, është edhe rëra e “zezë”, që në të vërtetë është një rërë ngjyrë bojëkafe e mbyllur.

Buzëdeti është i mbuluar me një shtresë rëre të imët dhe me një ngjyrë të erët, që është e nginjur me jod, një nga përbërësit shërues të kësaj rëre.

Për të kuptuar arsyen e kësaj ngjyre, që ka lidhje me përqëndrimin e pazakontë të jodit, duhet pasur parasysh se pjesa më e madhe e buzëdetit të Velipojës, ishte para viteve ’90, një zonë e egër dhe që ruhej si një zonë ushtarake.

Shkaku ishte afërsia kufitare në rrugë detare dhe tokësore, me Malin e Zi.

Banjot e rërës, apo mbulimi i trupit me rërën e nxehtë, mbajtja e rërës në trup, përmbi 30 minuta, është një kurim i mirëfilltë dhe që lufton artritet dhe vuajtjet reumatizmale.

Ndërsa Jodi, është i detit, në rastin e Velipojës, edhe Jodi i përqëndruar i rërës së “zezë”, shëron të gjitha llojet e sëmundjeve tiroidale, që lidhen me mungesën e jodit në trup.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Jodi, në natyrë, ndonëse është i përhapur, për të krijuar efektet kurative dhe shëruese, duhet të jetë natyralisht sa më i përqëndruar.

Buzëdeti i Velipojës, e krijon këtë mundësi, në mënyrë të mrekullueshme…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...