Pamjet e një aksidenti që për fat të mirë ka përfunduar pa dëmtime të mëdha janë publikuar nga policia rrugore.

 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe siç mund të shikohet nga pamjet e mëposhtme, duket që faji është tërësisht i zonjës kalimtare dhe jo i shoferit, i cili është munduar ta shmangë e të frenojë sapo e ka parë gruan.

 

Duke thënë se një pjesë e madhe e aksidenteve ndodhin për faj të kalimtarëve, në postimin e bërë publik, policia bën apel për kujdes.

 

Ndër të tjera thuhet:

 

Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët! Kjo ndodhi sot në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirësisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën”.

 

https://www.facebook.com/100010018032980/videos/705650169778911/?id=100010018032980