Ministri Bushati në Velipojë me biznesmenët, shumë pyetje për Voltana Ademin

Ministri, Ditmir Bushati nga Velipoja theksoi se roli i Bashkisë së qytetit gjatë sezonit veror dhe jo vetëm, është i pazëvendësueshëm.

 

“Vitin tjetër, njerëzit në Shkodër kanë mundësi zgjedhje për të pasur ndoshta më shumë se dy zgjedhje. Nëse do vazhdojnë dhe kanë pëlqyer të njëjtin model kështu do të vazhdojë kjo punë. Tani nuk kemi pse bëjmë lojëra me njëri- tjetrin.

 

Nëse do të zgjedhin model tjetër, do të zgjedhin model tjetër. Po mua personalisht, është hera e tretë që vij. Ministri i Turizmit ka ardhur tetë herë. Unë nuk e di sa herë ka ardhur kryetari i bashkisë, realisht nuk e di. Nuk e di se çfarë ka bërë administratori.

 

Se nuk zgjidhet puna të çohet secili prej jush dhe të çoj mesazh te kryeministri, prefekti e ministri. Puna zgjidhet që për pastrimin çfarë po bëhet gjatë gjithë vitit, çfarë kontribuojnë bizneset, çfarë kontribuon komuniteti, çfarë ka mundësi bashkia, çfarë ka mundësi qeveria.

 

E dyta, aktivitetet e karakterit kulturor, të gjitha janë duke u bërë me mbështetjen ose të biznesit, ose të qeverisë qendrore. Këtu duhet gjithashtu kontributi i bashkisë”, tha ministri Bushati. Bashkë me të në Shkodër ishte edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ku të dy u takuan me me përfaqësues të bisneseve turistike të Velipojës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...