Mali i Zi pret të thyejë rekordin me turistë këtë verë

Në Malin e Zi pritet të thyhet rekordi i turistëve. Balkan Insight citon zyrtarët teksa thonë se presin që fitimet nga turistët këtë verë të shkojnë në 1 miliard eruo, ndërkohë që verën e kaluar pari 900 milionë euro fitim. Pavarësisht se Mali i Zi ka bregdet që shtrihet në vetëm 300 kilometër, pret të thyejë rekordin.

 

Sipas statistikave të publikuara, thuhet se po këtë verë janë regjistruar më pak vizitorë nga Rusia dhe shumë nga vendet perëndimore. Fluksi mund të jetë rritur edhe për shkak se janë ngritur hotele me pesë yje përgjatë bregdetit për pushuesit.

 

Agjencia e statistikave të vendit, MONSTAT, publikoi të martën se që nga muaji qershor, hotelet kampet, motelet dhe konviktet mirëpritën rreth 144 mijë njerëz, që do të thotë 11% më shumë se në qershorin e 20017-tës.

 

Vizitorët nga Rusia dhe Serbia ende janë në krye të listës, megjithatë, këtë verë ka pësuar rënie. Në vendpushimin e njohur në Budva janë regjistruar 60 mijë turistë, 3 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Shumica e turistëve në Budvë vijnë nga Rusia dhe Serbia, por organizata e turizmit lokal njofton një rritje të numrit të turistëve nga Turqia dhe Kroacia.

 

Sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria e Turizmit, që nga fillimi i vitit, rreth 170,000 turistë kishin vizituar vendpushimet bregdetare dhe malore të Malit të Zi./ Artikulli i referohet lajmit të publikuar në Balkan Insight.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...