Ermal Meta përkrah emigrantët. Italianët: Kthehu nga ke ardhur

Edhe Ermal Meta është kthyer kundër politikave për emigrantët, të Matteo Salvinit, Ministrit të Brendshëm të Italisë.

 

“Nëse ajo që po ndodh tani në Itali do kishte ndodhur 24 vjet më parë, unë nuk do të isha këtu duke kënduar, duke shkruar këngë e duke marrë pjesë në festivale. Dhe si unë e shumë të tjerë”, ka thënë Ermali i cili emigroi me familjen në Itali kur ishte 13 vjeç.

 

 

Mirëpo poshtë lajmit të shpërndarë nga Nano Press në Facebook kanë shpërthyer komentet që i tregojnë Ermalit rrugën për të shkruar andej nga erdhi.

 

“Tani që je një person le të themi i famshëm, bën edhe polemika… Kthehu andej nga ia mbathe”, “Vijnë këtu, arrijnë suksese dhe ankohen, mund të qëndroje ose edhe të kthehesh në Shqipëri”, janë disa nga komentet e lëna në Facebook, ndërkohë që ajo që Ermali ka thënë është pikërisht kjo: Italia dhe politikat pro emigrantëve i dhanë mundësinë për të qenë ky që është. Italianët e kanë keqkuptuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...