Një çift krejt i pazakontë Danyelle dhe Tristan Pollock, që të dy shtetas amerikanë kanë lënë pas jetën e tyre në San Fransisko për të udhëtuar botën dhe aktualisht ndodhen në Shqipëri. Menjëherë pas martesës vitin e kaluar,

Danyelle dhe Tristan, që të dy sipërmarrës në fushën e IT, vendosën të “braktisin” gjithçka dhe të ndërmarrin udhëtimin e jetës së tyre. Gjatë bisedës në emisionin “Rreze Dielli”, ata treguan udhëtimin e tyre të deritanishëm, ku kanë mundur të vizitojnë 20 shtete vetëm në 5 muajt e fundit ndërsa dhanë përshtypjet e tyre për Shqipërinë.

 

”Mendoj se një nga gjërat më të veçanta për ne është aspekti familjar dhe i komunitetit që shohim. Aktualisht po qëndrojmë afër sheshit Skënderbej dhe shkuam edhe në koncertin e Rita Orës dhe kemi parë edhe ndeshjet e Kampionatit aty dhe duket sikur të gjithë rrinë bashkë, janë të gjitha moshat.

Ka foshnje aty, ka gjyshër dhe të gjithë rrinë bashkë, dhe jo thjesht në shesh, por sheh njerëz të ulur nëpër stola, pra është një atmosferë shumë e gjallë.”-shtoi Tristan.

 

DRIUKU

Të pyetur se çfarë nuk u pëlqeu gjatë qëndrimit të tyre gati 3 javor në Shqipëri, Danyelle dhe Tristan thanë se trafiku në vendin tonë është një çmenduri ndërsa shumë miq e të afërm i kishin këshilluar që të mos udhëtonin natën nëpër Shqipëri.

 

”Trafiku ka qënë pak çmenduri veçanërisht për ne si këmbësorë. Edhe kur hapet jeshilja që të mund të kalosh në anën tjetër të rrugës, makinat vërshojnë. Mua më kanë goditur dikur në kryqëzim në Kaliforni dhe jam pak e alarmuar duke parë nga do vijnë makinat duke shpresuar që të më shohin. Mendoj se një gjë interesantë është që, përpara se të vinim në Shqipëri, shumë njerëz na thanë që amerikanët nuk duhet të ngasin makinat gjatë natës në Shqipëri. Dhe ne pyesnim po pse?”-përfundoi Danielle.

 

Që të dy u shprehën se duan shumë Tiranën dhe do të donin të riktheheshin, mbase për të qëndruar edhe më gjatë. ”Po mendojmë se kush mund të jetë shtëpia jonë ndërsa udhëtojmë. Dhe jemi të hapur për çdo vend, në fakt s’do të na vinte keq pot ë ktheheshim në Tiranë dhe të qëndronim këtu. Ne e duam Tiranën!”-shtoi çifti/Shqiptarja.com