Banesa shpërthen në flakë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën e paralizuar

Nje apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen nr 5 të Durrësit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë pikasur flakët, duke shkuar në ndihmë të gruas së moshuar që ishte dhe e paralizuar.

 

Pasi kanë thyer derën e jashtme, fqinjët kanë mundur të depertojnë në brendësi të apartamentit, duke e nxjerrë jashtë të moshuarën.

 

E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë dhe është dërguar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

I lënduar ka mbetur edhe fqinji Ali Shehu, i cili i dh

a dhe ndihmën e parë, por pa pasoja serioze. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë si dhe forcat e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...