BIZNESET, JA SA TË ARDHURA KANË DEKLARUAR NË SHKODËR

31 korriku është afati i fundit kur që të gjitha bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin, duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre një vjeçare.

 

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e tatimve ne Shkoder bejne me dije se bizneset në Shkodër kanë bashkëvepruar më së miri në këtë proces. Në muajin qershor kanë aplikuar për deklarime të të ardhurave rreth 20% e bizneseve ndërsa gjatë korrikut shifra arrin në 80%.

 

Të gjithë ata që kanë kryer deklarimin gjatë muaji pagesat për derdhjen e tatimeve e kryejnë në fund të gushtit. Sipas drejtorisë rajonale të tatimeve deklarimi i bizneseve është 100% përsa i përket të ardhurave vjetore.

 

Ditët e fundit ka pasur një fluks të madh aplikimesh kryesisht nga bizneset e medha. Aplikimi është kryer online në portalin “e albania”, pa pagesë pa qenë nevoja që individët të sorollaten. Deklarimi i faturave është detyrim ligjor dhe bizneset duhet të dorëzojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes se çdo viti financiar.

 

Në rast se një biznes tejkalon afatin e përcaktuar atëherë gjoba është 10 mijë lekë të reja. Për kompanitë me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim-kreditit, aplikimet nuk mund të bëhen online, por vetëm në sportelet e qendrës kombëtare të biznesit. Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...