Nuk e kishim ditur që kikirikët mund t’i rrisnim në ballkon

Ndryshe nga se keni besuar deri tani kikirikët nuk janë një frut i thatë, por perime ! I përkasin familjes së bizeleve ! Me origjinë nga Amerika e Jugut, kikirikët kërkojnë rreth 120 ditë të bëhen, e nëse deri tani nuk e keni ditur mësojeni:

Ato rriten nën tokë sikur të ishin zhardhokë. Kjo do të thotë se kikirikët nuk rriten në pemë, nuk kërkojnë plantacione për t’u mbjellë por mjafton një ngastër e vogël tokë ose edhe nje vazo.

 

 

 

Çani lëvozhgën e kikirikëve dhe pa u hequr cipën e hollë kafe, vendosini në një vazo të mëdha me dhe dhe mbulojini rreth 2 cm derisa të mbulohen plotësisht. Sigurohuni që vazoja të jetë në diell dhe ujitini rregullisht një herë në javë. Kikirikët duhet të jenë rreth 25 cm larg nga njëri tjetri në mënyrë që secili kikirikë të ketë mundësinë të lëshojë kikirikë të tjerë nën tokë.

Nga kikirikët do të dalin gjethe jeshile dhe kur këto të fundit të bëhen të verdha do të thotë që janë bërë dhe kikirikët nën dhe .

 

living.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...