Tashme eshte bere nje tradite ngjitja e pervitshme ne Tarabosh, ashtu dhe rritja e numrit te pjesemarresve jo vetem nga Shqiperia por dhe nga trevat shqiptare( rreth 250 pjesemarres).

Kete vit patem miq e te ftuar nga Kaçaniku, Klubi Alpin Tetova; Ostrovica, Shkupi, Kosova-Prishtina, Mali i Zi por edhe nga grupe alpinistike nga Shqiperia si: AST Elbasani, Permeti, Tirana, Durresi, Vlora etj.

Ky aktivitet u shtri ne dy dite.
Diten e pare  u mirepriten bashkeatdhetaret tane nga vendet qe vijne, duke organizuar nje darke shume te veçante ne fermen ekosociale te Z. Kastriot Facit.

 

Ne diten e dyte u organizua ne menyre perfekte ngjitja ne malin e Taraboshit ku na u bashkuan mjaft qytetare nga Shkodra dhe qytetet e tjera.

 

Them ne menyre perfekte, pasi pak dite para se te organizohej ngjitja ne Tarabosh, anetare te klubit Taraboshi realizuan piketimin e shtigjeve te Taraboshit.
Ngjitja kete vit filloi nga fshati Zogaj duke pershkruar nje vije prej 12.5 km deri ne fermen ekosociale ne piken finale te zbritjes.