Katër bimët aromatike që do t’ju freskojnë gjatë verës

Natyra dhuron mundësi freskimi edhe në ballkonet e shtëpisë. Thjesht mjafton të kujdeseni për disa bimë aromatike me shumë vlera. Çajet e tyre do të mund t’ju freskojnë paksa në këto ditë tepër të nxehta

 

Kur i nxehti fillon të na marrë “frymën”, mjetet e para të shpëtimit janë kondicioneri dhe ventilatori. Ndërkohë, është e nevojshme të pihet shpesh ujë dhe të hahet lehtë, edhe më mirë nëse janë ushqime të pasura me minerale dhe vitamina.

 

Por ka edhe disa zgjidhje të tjera, të gjitha të gjelbra për t’u shijuar plotësisht në verë, si nga pikëpamja kulinare, ashtu edhe në rast të disa problemeve tipike të këtij sezoni: bimët aromatike.

 

Borziloku, sherbela, menta dhe livanda janë katër burime të çmuara për “lumturinë verore”.

 

Borziloku

Mbreti i ushqimeve të lehta dhe i pastave me domate, borziloku, është bima mesdhetare me përsosmëri të mëdha.

Vetitë e tij janë të shumta: u shtohet salcave dhe çdo lloji tjetër pjate (hahet gjithmonë i papërpunuar) dhe bëhet një tonik i duhur kur ndiheni keq me humorin, kur keni mungesë oreksi dhe kur jeni shumë të lodhur.

Në mungesë të vajrave esencialë të borzilokut, ju mund të shtypni me gishta ndonjë gjethe prej kësaj bime aromatike: efekti do të jetë i menjëhershëm.

Por si mund të keni një bimë të tillë në shtëpinë tuaj?

Borziloku mbillet në mars (por edhe në muajt më pas, nëse merren fidanë të kësaj bime dhe jo fara.

Vazoja e mbjellë me të duhet vendosur në diell, në treg gjenden lloje të ndryshme dhe kujdesi i kërkuar është vërtet i thjeshtë. Duhet ujitur vetëm në mbrëmje.

 

Sherbela

Sherbela është bima aromatike që të gjitha amvisat duhet ta kenë në ballkonin e tyre.

Në fakt, çdo gjethe e saj është një burim mirëqenieje për trupin dhe shpirtin.

Një përdorim i gjerë i sherbelës në verë është si çaj i ftohtë.

Ndërkohë, ju me të mund të përgatisni edhe ujë aromatik për këmbët: në një enë me ujë zieni disa gjethe sherbelë, më pas lëreni atë të ftohet duke i shtuar më pas edhe pak ujë me akull.

Kjo është një mënyrë ideale kundër të nxehtit, e cila i përshtatet të gjithë familjes.

Kjo bimë, sapo vjen dimri, duhet të futet brenda në shtëpi dhe duhet lënë në një vend të thatë, pa lagështi.

 

Menta

Bima e mentës (nenexhiku) mund të rritet kudo!

Në fakt, ekzistojnë lloje të ndryshme të saj, por piperita dhe marokina janë ato më të përshtatshme për përdorim gjatë verës.

Para së gjithash, nga pikëpamja kulinare, menta përdoret si për sallatat ashtu edhe për ëmbëlsirat.

Ndër të tjera, menta është ideale për të përgatitur pije kundër vapës (ujë dhe mente, çaj i ftohtë), për të zbardhur dhëmbët, për të rifreskuar gojën për shembull pas një vakti kur keni ngrënë qepë ose hudhra.

Si mund ta përdorni për higjienën orale? Gjethet e saj grimcohen dhe mbahen në gojë për pak minuta për të aromatizuar gojën dhe qiellzën.

 

Livanda

Lulet e bimës së livandës janë të shkëlqyeshme për të dekoruar ballkonin.

Por pavarësisht gjithë bukurisë që paraqet, livanda nuk është aspak e vështirë për t’u trajtuar duke nisur me mbjelljen e fidanëve.

Lulet e livandës mblidhen dhe lihen të thahen mirë për t’u përdorur më pas në shumë mënyra: me të mund të përgatisni çaje relaksues kundër vapës ose edhe paketa aromatike për t’u vënë nëpër dollapë apo rafte rrobash.

Gjithashtu, lulet dhe gjethet e livandës mbajnë larg mushkonjat.

Nëse do të rrethoheni nga kjo bimë, atëherë do të mund të kaloni net të qeta, madje edhe jashtë në ballkon pa u pickuar nga të bezdisshmet insektet e verës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...