Ca njerëz na vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë, si mësim! Nënë Tereza, 25 urtësi prej shenjtoreje

E quajtur si nëna e gjithë botës, por që jetën ia kushtoi të varfërve, të sëmurëve dhe përkushtimit ndaj Zotit Nënë, Tereza kujtohet për veprat e saj humanitare dhe thëniet e pavdekshme për jetën e njerëzimin.

 

Nëna Terezë është frymëzim për çdokënd.

Thëniet e saj për jetën janë të mrekullueshme, ashtu edhe siç ishte vetë ajo. Në vijim kemi zgjedhur 25 urtësi prej saj që janë plot frymëzim dhe pas tyre…

 

1. Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë për t’i dashur ata

2. Lumturia është fuqi!

3. Mënyra si të ndihmosh botën, është duke ia filluar nga familja jote.

4. Vetmia është sëmundja e botës moderne.

5. Është akt madhështor t’ju ndihmosh të përulurve.

6. Personi që jep me buzëqeshje është më dhënësi më i mirë, sepse zoti e do dhënësin e gëzuar

7. Çdo herë që i buzëqesh dikujt, është shprehje e dashurisë, një dhuratë për atë person, një gjë e bukur.

8. Një ndër sëmundjet më të rënda është kur je askush për çdokënd.

9. Nuk ka qetësim më të madh në momente të vështira, se sa të dish që e ke dikë përkrah

10. Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh.

Ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha…

11. Beso në gjëra të vogla, sepse nga ato do e fitosh fuqinë!

12. Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

13. Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

14. Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

15. Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur, nuk është vend për thashetheme.

16. Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

17. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

18. Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim…

19. Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.

20. Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie…

21. Ne jemi krijuar jo që të jemi të suksesshëm, por të jemi të mëshirshëm.

22. Nëse luksi na rrethon, në humbin shpirtin.

23. Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri.

24. Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

25. Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

 

Më 26 gusht 1910 lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe.
Nënë Tereza është një nga njerëzit më të famshëm në botë dhe është shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003.

Ajo ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Lindi në Shkup, më datën 26 gusht 1910.

Nënë Tereza u largua nga më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë.

Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit.

Në vitin 1979, mori çmimin

Nobel për paqe. Ajo ishte nënë e kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmije ilegjitim e bonjake.

Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80.

Vdiq në vitin 1997.

Nënë Tereza ka shumë për t’u mësuar njerëzve e sidomos kombit ku lindi, atij shqiptar. Nuk pati shkruar kurrë mësime, por mësoi me shembull konkret e, megjithatë, thëniet e saj njihen në të gjithë botën…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...