IZMIR SMAJLAJ PËRGATITET PËR KAMPIONATIN EUROPIAN

Atleti shkodran Izmir Smajlaj pak ditë më parë dha “divorcin” me ekipin e Vllaznisë duke u bërë pjesë e klubit të Tiranës nga ku siç është shprheur edhe vetë Smajlaj aty I ofrohen kushtet e nevojshme.

 

Ndërkohë atleti shkodran po kalon një formë mjaft të mirë përpara kampionatit Europian të atletikës nga ku po stërvitet intensivisht për të arritur edhe rezultate sa më të mira.

 

Smajlaj po kryen stërvitjen në stadiumin “Elabsan Arena” ku ka arritur të kërcejë plot 8.3 metra, që do të ishte një rekord i padiskutueshmë ky për Shqipërinë nëse do të ishte në garat zyrtare.

Përgatitjet për Kampionatin Europian të Atletikës, i cili do të zhvillohet në Berlin duket se I kanë dhënë besim të plotë Izmir Smajlaj se do të arrijë rezultatet e dëshiruara ku edhe pse rivaliteti do të jetë I madh atleti shkodran ka besim se do të futet në zonën e medaljeve.

 

Kampionati Europian i Atletikës do të zhvillohet në Berlin nga data 6 deri më 12 gusht ku natyrisht që atleti shkodran do synojnë arritje të mëdha.

 

Kujtojmë se atleti shkodran i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj u shpall kampion i “Kampionatit të Shteteve të Vogla Europiane” qershor të këtij viti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...