Nëse një 2-vjeçar nuk është në gjendje të ecë ende, sigurisht që duhet të mendojmë se ka një problem në zhvillimin motorik, por ajo që duhet të shqetësohemi është nëse fëmija në këtë moshë nuk flet.

Duhet të dini se një vonesë në të folur nuk nënkupton një vonesë që ka lidhje me zhvillimin njohës të fëmijës.

Në përgjithësi fëmijët që flasin me vonesë identifikohen në përgjithësi sipas kriterit: fëmija flet 10 fjalë në moshën 18-23 mujore, ose flasin rreth 50 fjalë në moshën 24-34 mujore. Fëmija konsiderohet si një fëmijë që ka një vonesë në të folur, nëse ai ka një zhvillim normal intelektual, social dhe afektiv, dhe nuk ka asnjë problem neurologjik.

Ekzistojnë disa këshilla që ju ndihmojnë për stimulimin e fëmijës, këshilla që vlejnë për të gjitha moshat dhe jo vetëm për një 2-vjeçar.

Duhet ti lexoni fëmijës tuaj përralla që në moshë të hershme, pra kur ai është ende një bebe.

Që në moshë shumë të hershme ju duhet të flisni me fëmijën duke i treguar emrat e të gjitha objekteve.

Ndërsa flisni me fëmijën, ruani një kontakt të mirë viziv. Mund t’i stimuloni duke u vendosur të dëgjojnë këngë apo të argëtohen në grupe fëmijësh.