Lepusha e Kelmendit nga më të vizituarat e kësaj vere

Janë disa fshatra në komunën Kelmend në Malësinë e Madhe në qarkun e Shkodrës, që me ndërtimin e rrugës së re me parametra të standardit europian, kanë filluar të vizitohen në masë nga turistët e huaj dhe ata vendas. Janë turistë që udhëtojnë me makina private apo me guidat turistike të organizuara.

Lepusha dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit. Janë disa shtëpi pritjeje(bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve.

Emri Lepushë rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra, që rritet me shumicë në fshat.

Lepusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare. Male të larta me bllokun

shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur që harbojnë gjatë stinës së verës.

Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lepushës.

Bie kaq shume borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur edhe 4 metra, më e larta në vendbanimet shqiptare.

Dega kryesore e ekonomisë është blegtoria dhe pak bujqësi me kulturë pataten. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.Së fundmi si ekonomi ndihmëse ka filluar edhe turizmi sidomos në stinën e verës.

Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.

Lepusha e Kelmendit,bukurinë e saj përrallore e ka tani në stinën e verës. Aty ndodhet një bujtinë që ka përshtatur komoditetin e saj për një turizëm gjithëvjetor. Fundjavat janë gjithmonë të rezervuara thonë pronarët e saj duke përmendur se agjenci të ndryshme nga shumë qytete të vendit i bëjnë pronotimet disa ditë para.

Kjo zonë edhe në dimër tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj. Janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore,aventurën,sportet e borës dhe natyralistët./a.g/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...