Per te gjithe ata që kane planifikuar pushime per fundjave Institui i Gjeoshkences ben te ditur se pasditen e sotme dhe neseër priten reshje te dobeta shiu.

Ndersa sa i perket problematikave me zjarret rreziku mbetet i ulet. Konkretisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik “I MODERUAR” kurse qarqet e tjera “S’KA RREZIK” për zjarre.

Sa i perket reshjeve priten te jene të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Nderkohe temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 30 °C
në vendet e ulëta: 21 / 32 °C
në vendet malore: 12 / 26 °C