Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka marrë pjesë në Ulqin të Malit të Zi në Akademinë e Grave që organizohet për herë të gjashtë nga Instituti Kombëtar Demokratik i Kosovës me mbështetjen e USAID.

 

Ademi bashkëbisedoi me gratë mbi çështjet që ndërlidhen me kultivimin e kulturës së transparencës, llogaridhënies dhe etikës në institucionet shtetërore, duke u përqëndruar edhe në dinamikën në mes të qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.

 

Ky program synon të zhvillojë aftësitë dhe kapacitetet e grave me potencial për t’u angazhuar në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë.

AKADEMIA E GRAVE PËR LIDERSHIP NË ULQIN TË MALIT TË ZI

Pata kënaqësinë të jem e ftuar në Ulqin të Malit të Zi në Akademinë e Grave për Lidership (AGL) që organizohet për herë të gjashtë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) i Kosovës me mbështetjen e USAID. Në takimin me gratë që përfaqësojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, aktive në partitë politike, shoqëri civile, biznes, media dhe akademi, bashkëbiseduam mbi çështjet që ndërlidhen me kultivimin e kulturës së transparencës, llogaridhënies dhe etikës në institucionet shtetërore, duke u përqëndruar edhe në dinamikën në mes të qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.Ky program synon të zhvillojë aftësitë dhe kapacitetet e grave me potencial për t’u angazhuar në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë.

Pubblicato da Voltana Ademi – Faqja zyrtare su Venerdì 27 luglio 2018

 

PUBLICITET