Zbulohet “liqeni” në Mars / FOTO

Shkëncëtarët besojnë se një ‘liqen’ me ujë të lëngshëm është gjetur në Planetin e kuq. Sipas grupit të studiuesve të NASA-ës, liqeni është gjetur 20 kilometra nga poli i jugut në Mars.

Ndërsa në studimet e mëparshme janë gjetur shenja të mundshme të ujit të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është shenja e parë e një trupi që besohet se ka ujë të vazhdueshëm.

Në imazhet e eksploruara nga sonda e NASA-s, shtretërit e liqenit tregojnë se në të kaluarën, uji ka qenë i pranishëm në sipërfaqen e Marsit. Megjithatë, klima e planetit është ftohur për shkak të atmosferës së tij të hollë, duke bërë që shumica e ujit të ngrijë.

Zbulimi është bërë duke përdorur ‘Marsis’, një instrument radari në orbitën e Marsit. ‘Ndoshta nuk është një liqen shumë i madh’, thotë profesori Roberto Orosei nga Instituti Kombëtar Italian i Astrofizikës, i cili udhëhoqi edhe studimin.

Marsis nuk ishte në gjendje të përcaktojë se sa thellë mund të jetë shtresa e ujit, por ekipi i studiuesve vlerëson se është të paktën 1 metër.

‘Kjo me të vërtetë e kualifikon këtë vend si një burim uji. Nuk bëhet fjalë për një liqen si në Tokë, që mbush një hapësirë ??mes shkëmbit dhe akullit’, shtoi Prof Orosei.

Radarët e ‘Marsis’ kanë shqyrtuar sipërfaqen duke dërguar një sinjal në planet që kthehej pas.

Në një moment sinjali i vazhdueshëm bëri që të lindte një interesim i madh nga ana e shkencëtarëve.

Nën këtë pikë, studiuesit zbuluan diçka të pazakontë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...