Si duhet të ruani vaktet ushqimore që konsumoni në punë apo në plazh

Vera është dhe stina që ne ndihemi më të rrezikuar për tu helmuar. Gjithmonë duhet të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni jashtë shtëpisë, të ruhen në mënyrën e duhur, ju nuk do të keni asnjë problem.

Ekzistojnë disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të pasur nën kontroll cilësinë e ushqimit në këto ditë të nxehta.

Të mbash të ftohtë drekën ngadalëson rritjen e baktereve dhe mban të sigurtë ushqimin.

Bakteret e dëmshme shumëfishohen me shpejtësi në “zonën e rrezikshme” temperaturat ndërmjet 40 dhe 140 gradë F.

Mbajini ushqimet që prishen në frigorifer deri në momentin që largoheni nga shtëpia.

Përfshini një pako me xhel të ngrirë ose kuti me lëng të ngrirë në çantën e drekës.

Përdorni një çantë me izolim të butë nëse ështe e mundur. Është më e mira për të mbajtur të ftohta ushqimet.

Ruajini artikujt që prishen në frigorifer (nëse është e mundur) menjëherë pasi të arrini.

Përdorni një enë të izoluar për të mbajtur të nxehtë ushqimet e ngrohta 140 gradë F ose më shumë.

Gatuajini vaktet e ngrira sipas instruksioneve në ambalazh, duke përfshirë kohën që duhet nëse përdor një mikrovalë./ Living

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...