Ura e Bahçallekut vijon te jete ne gjendje te renduar edhe ne kete sezon turistik hyrja ne qytetin e Shkodres nuk eshte aspak e kendshme.

 

Nderhyrjet per rikonstruksion duket se vetem sa e kane shemtuar me shume kete ure.
Ashtu sikurse rendomte ndodh edhe pas nderhyrjeve siperfaqesore ura mban kete standart.

 

Pamjet e trotuaret e demtuara se bashku me parmaket mbrojtes nuk i kane rene ne sy sic duket personave qe kane pergjegjesi per mirembajtjen e kesaj ure. Kjo gje ka sjelle edhe shqetesimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve te vazhdueshme dhe trafikut drejt Shkodres dhe anasjelltas.

 

Edhe pse eshte nyje lidhese e qytetit me pjesen tjeter te vendit Ura e Bahcallekut nuk ka marre vemendjen e duhur, dhe projektet e bashkise te Shkodres per rikonstruksionin e saj vazhdojne te mos financohen.

 

Kjo ure qe kalon mbi lumin Drin dhe me prurjet e medha te viteve te fundit ka pesuar jo pak demtime edhe ne kembet e saj.Ndonese eshte apeluar disa here per gjendjen ne te cilen ndodhet Ura e Bahcallekut gjendja vijon te mbetet e njejte drejt shkaterrimit gradual.