Pas rënies nga Kategoria Superiore, një tjetër ‘goditje’ e rëndë për emrin e Vllaznisë është edhe postimi i fundit që klubi ka bërë në faqen zyrtare të tij “Facebook”.

 

Përmes një njoftimi të bërë në këtë rrjet social, KF Vllaznia sh.a, ka shpallur dy vende të lira pune, për postin e Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit. Një njoftim që ngjan si në sajtet ku ‘kërkohet punë”.

 

Në rastin e një ekipi kaq legjendar si klubi shkodran, natyrisht që një njoftim i tillë është cilësuar ‘turp’ nga tifozët që nuk i kanë përmbajtur dot reagimet e tyre.

 

Suad Lici u emërua pak ditë më parë administrator i kuqebluve ndërsa u përfol shumë në media për emërimin e ‘munguar’ të ish-trajnerit të Partizanit, Kukësit dhe Luftëtarit, Hasan Lika.

 

Por, duket që palët nuk kanë rënë dakord dhe tani Vllaznia mbetet në duart e kandidatëve që do të dërgojnë ‘CV’ në adresën që drejtuesit e klubit kanë postuar në “Facebook”.