Ekipet e kërkim shpëtimit në Greqi janë duke vijuar operacionet për gjetjen e të mbijetuarve, pasi shumë persona janë të zhdukur.

 

Nga bilanci i bërë deri tani llogariten 79 viktima, 187 të plagosur, ndërsa mijëra banesa janë djegur dhe shkatërruar.

 

Ndërkohë që paralelisht me kërkimet, vijon edhe shpërndarja e ushqimeve në Mati, Rafina, Kineta, por edhe në zona të tjera.

 

Sipas informacioneve mes viktimave zyrtarisht është edhe një shqiptare, Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës.

 

Nica është gjetur e shkrumbuar në banesë. Ajo është largua nga Shqipëria në vitin 1945, ndërsa në fshat njihet si vajza e një prifti nga Leshnica. Por dyshohet se shqiptarët që humbën jetën nga zjarri janë tre, ndërsa të plagosurit janë mbi 13.

 

Vendet e Bashkimit Europian kanë reaguar duke ndihmuar Greqinë për këtë situatë të pazakontë që po kalon. Kryeministri Tsipras shpalli dje gjendjen e emergjencës në zonën që u përfshi nga zjarret, ndërkohë që vendi është në zi tre ditë.