Qeveria shqiptare ka ofruar një ndihmë prej 100 mijë euro për shtetin grek, për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, ndërkohë që ministritë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi me firmën e kryeministrit Rama janë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo e Financave.

Ditmir Bushati në një postim në rrjetet sociale shprehu solidaritetin e shtetit shqiptar dhe gatishmërinë e vendit për të ndihmuar fqinjët tanë,

ndërsa bën të ditur se ambasada shqiptare në Athinë vijon të mbetet në kontakt me autoritetet greke dhe komunitetin shqiptar të prekur nga tragjedia.