Vijat, të holla apo të trasha, vertikale apo horizontale mbeten dizajni i preferuar i femrave në stinën e verës.

Prania e tyre në rroba ndodhta lidhet dhe me stilin e marinarit, kombinimin tradicional e kuqe-blu, apo akesorët e kashtës nga çantat e deri tek sandalet espadrilles që shkojnë aq shumë përshtat “kodit të veshjes” në një qytet bregdetar, por jo vetëm.

Ky trend është i pakohë dhe nuk kemi nevojë për aprovimin që mund të na japin shtëpitë e modës për t’i veshur e për t’i kombinuar ! Mjafton pak fantazi, intuitë si dhe disa ide nga Living!

Vijat mund t’i vishni nga orët e para të mëngjesit, e deri në orët e vona të mbrëmjes. Për një kafe apo për një event mbretëror (nëse ju bie rasti )Dizajn

Mund të visheni nga koka te këmbët ose të zgjidhni midis pjesës së sipërme e asaj të poshtme !

Mund të kombinoni ngjyrat ose të luani me madhësinë e vijave! Nëse jeni shtatshkurtër mundohuni të vishni vija vertikale për të krijuar idenë e një trupi më të gjatë./Living